Kromi, në 2022 u prodhuan rreth 933 mijë tonë, kryesisht për eksport - Gazeta Express
string(66) "kromi-ne-2022-u-prodhuan-rreth-933-mije-tone-kryesisht-per-eksport"

Kromi, në 2022 u prodhuan rreth 933 mijë tonë, kryesisht për eksport

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2023 14:31

Pavarësisht se viti 2022 ishte i vështirë për sektorin minerar për shkak të çmimeve të energjisë, rritja e kërkesës për lëndë të parë ne tregun global duket se ka amortizuar këtë ngërç.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se të paktën prodhimi i kromit ka shënuar një rritje të shpejtë në raport me vitin 2021 duke regjistruar rreth 933 mijë tonë mineral dhe ky kryesisht për eksport.

Lexo Edhe:

“Shqipëria është e njohur për potencialin e saj të rëndësishëm në mineralin e kromit, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut dhe Ballkanit.

Në aktivitetin minerar të kromit, deri më 31.12.2022 janë 249 licenca shfrytëzimi minerare aktive. Aktivitetet prodhuese janë të përqendruara në qarkun e Bulqizës me rreth 122 leje aktive të ndjekura nga qarku i Kukësit, Tropojës dhe Hasit.

Deri në fund të vitit 2022, në këtë degë të industrisë minerare u prodhuan 932686 ton mineral kromi kryesisht për eksport. Depozitimet kryesore të kromit ndodhen në Ofiolitet e zonës së Brezit Lindor, në drejtim Tropojë-Kukës-Bulqizë-Shebenik-Pogradec.

Në ofiolitet e brezit perëndimor evidentohet më pak zhvillim në vendburimet e mineralit të kromit” thuhet në publikimin e AKBN.

I njëjti dokument ndalet edhe në rajonet kryesore ku dominon krimo. Kështu nga këndvështrimi gjeologjik, ekzistojnë tre rajone kryesore ku gjendet xeherori i kromit:

  • Rajoni Verilindor (Masivi Ultrabazik i Tropojës dhe Kukësit);
  • Rajoni Qendror (Masivi Ultrabazik i Bulqizës dhe i Lurës që është më i rëndësishmi);
  • Rajoni Juglindor (Masivi Ultrabazik Shebenik-Pograde).

AKBN nënvizon se masivi ultramafik i Bulqizës është masivi më i madh me potencial kromi, ku ndodhet miniera e kromit e Bulqizës. Ky është unik në llojin e tij dhe ka karakteristika të mira sasiore dhe cilësore dhe një sfidë për gjeologët dhe inxhinierët e minierave.

Raporti vëren se në vend ka edhe disa zona që shfaqin perspektive për kërkimin e mineralit të kromit. Të tilla janë : 1. Thellësia e Veriut, Depozita e Bulqizës, Depozita e Qaf Ballit, Porta Bater-Lugu I- Zona Fushe Lope, Liqeni Sopeve-Zona Theken-Ternova, Thellësia e depozitimit të Thekenit; 2. Zonat përreth Kalimashit 1,2,3 dhe Depozitat e Perroit të Batres; 3. Dukuritë e mineralizuara në masivin Shebenik-Pogradec dhe zonën Katjel-Shesh Bush-Poiske; 4. Masivi i Lurës në qarkun e Dibrës etj./MONITOR