Kreu i Kuvendit firmosi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve - Gazeta Express
string(59) "kreu-i-kuvendit-firmosi-vendimin-per-shpalljen-e-zgjedhjeve"

Kreu i Kuvendit firmosi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

Gazeta Express

16/06/2020 11:32

Duke pas parasysh se kushtet e imponuara nga Kovid-19, anuluan zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, njoftoj se kemi një situatë të re.

“Tanimë siç është e njohur, partitë politike kanë arritur marrëveshje për një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kjo datë është 15 korrik 2020. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020 e kam firmosur mbrëmë dhe i njëjti është arkivuar dhe dërguar deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri tek Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo Edhe: