Krahasim skandaloz i Spahiut: Shkurta e Iliri s'e kanë vendin në parlament - a ka këndu Ceca në parlament të Serbisë në kohën e Arkanit? - Gazeta Express
string(131) "krahasim-skandaloz-i-spahiut-shkurta-e-iliri-se-kane-vendin-ne-parlament-a-ka-kendu-ceca-ne-parlament-te-serbise-ne-kohen-e-arkanit"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2024 15:18

Krahasim skandaloz i Spahiut: Shkurta e Iliri s’e kanë vendin në parlament – a ka këndu Ceca në parlament të Serbisë në kohën e Arkanit?

Lajme

Gazeta Express

21/03/2024 15:18

Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se këngëtarët Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri nuk e kanë vendin në Kuvend, duke iu referuar performancës së tyre në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së.

I ftuar në emisionin “ZEN” me Artan Behramin, Spahiu duke folur për këtë çështje, ka bërë një krahasim skandaloz duke thënë se “a ka këndu në kohën e Arkanit Ceca në parlament të Serbisë”.

Lexo Edhe:

“Jo, Shkurta edhe Iliri m’pëlqejnë jashtëzakonisht, i kam këngëtarë të preferuar, por nuk e kanë pas vendin që me këndu në parlament. Gjema një shembull tjetër…A ka këndu në kohën e Arkanit Ceca në parlament të Serbisë. Për ne o pezhorativ me përdor emrin Ceca, por për ata u kanë simbol i patriotizmit, në atë kohë për Serbinë. As në kohën e Millosheviqit nuk e kanë bë një send të tillë”, ka thënë Spahiu.

Ai e ka quajtur këtë “përdhosje të institucioneve”.

“Ajo ishte përdhosje e institucioneve. Pse e ka bë këtë, shko pyete atë e jo mua…Është një disrespekt ndaj institucioneve. Kjo tregon joseriozitet”, ka deklaruar Spahiu.