Konvoji i FSK-së e kalon kufirin me Shqipërinë - Gazeta Express
string(46) "konvoji-i-fsk-se-e-kalon-kufirin-me-shqiperine"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2021 22:55

Konvoji i FSK-së e kalon kufirin me Shqipërinë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2021 22:55

Kontigjenti i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës i nisur në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri tashmë ka kaluar kufirin dhe pritet shumë shpejt t’i bashkëngjitet ekipeve të zjarrfikësve dhe Ushtrisë Shqiptare në zonat e prekura nga zjarret.

Pas autorizimit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, trupat  FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, një orë më parë ka bërë të ditur se tashmë janë nisur trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Nga zonat e prkura me zjarre në Shqipëri vijnë lajme alarmante për përhapjen e zjarreve, sidomos në veri të vendit.