Koçan, gjendet një burrë i vdekur, po hetohen shkaqet e vdekjes - Gazeta Express
string(61) "kocan-gjendet-nje-burre-i-vdekur-po-hetohen-shkaqet-e-vdekjes"

Koçan, gjendet një burrë i vdekur, po hetohen shkaqet e vdekjes

Gazeta Express

12/04/2020 16:09

Një burrë 50 vjeç, këtë mëngjes u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen rome në Koçan, përcjell GazetaExpress.

I ndjeri ka jetuar i vetëm, ndërsa rasti në polici u paraqit nga fqinjët, pas së cilës shpejt mbërritën policia dhe ekipet mjekësore, dhe u njoftua Prokuroria Themelore Publike. Është konstatuar se në trup nuk kishte gjurmë dhune, ndërsa personi kishte probleme me zemrën.

Lexo Edhe:

Për momentin po bëhet ekspertizë dhe të ndjerit do t’i merret mostra për të përcaktuar nëse tek i moshuari ka qënë i pranishëm koronavirusi.

Stafi i Krizave të Kocanit ka konfirmuar rastin, dhe gjatë ditës priten më shumë informacione./GazetaExpress/B.Lika/