Kandidatët për deputetë gati deri në shtator, ‘zgjidhja’ e Palokës për listat e hapura - Gazeta Express
string(83) "kandidatet-per-deputete-gati-deri-ne-shtator-zgjidhja-e-palokes-per-listat-e-hapura"

Gazeta Express

20/06/2020 17:41

Kandidatët për deputetë gati deri në shtator, ‘zgjidhja’ e Palokës për listat e hapura

Gazeta Express

20/06/2020 17:41

Partia Demokratike dhe e gjithë opozita do t’i kenë gati deri në shtator kandidatët e tyre për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kandidatët do të zgjidhen përmes parimit një anëtar një votë, ndërsa konsultat me forcat politike në opozitë ka nisur tashmë. Kjo shihet dhe si një zgjidhje nga ana e demokratëve për idenë e futjes së listave të hapura në sistemin zgjedhor. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një intervistë për abcneës, u shpreh se do të jenë anëtarët demokratë ata që në njëfarë mënyre, do të kërkojnë si kandidatë për deputetë personat e tyre më të pëlqyer e besuar.

Lexo Edhe:

 “Sistemi ynë synon t’i japë mundësi anëtarëve të PD, demokratëve që të zgjedhin ata, se kë duan që t’i përfaqësojë, qoftë në parlamentin e ardhshëm, qoftë në pushtetin lokal. Kjo për mua është zgjidhja e vetme, për problemin që është krijuar me listat e hapura”, u shpreh Paloka./Express