Kampionati Evropian i xhudos vjen për herë të parë në Kosovë - Gazeta Express
string(60) "kampionati-evropian-i-xhudos-vjen-per-here-te-pare-ne-kosove"

Kampionati Evropian i xhudos vjen për herë të parë në Kosovë

Sporte tjera

Gazeta Express

20/10/2023 17:46

Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e garojnë për çmimin e madh prej 300,000 € në total në të gjitha kategoritë.

Lexo Edhe:

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit të shtetit, “Kosova shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos së Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.