Ish zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit, Ilir Morina dhe Zijadin Gecaj në mesin e të arrestuarve të sotëm - Gazeta Express
string(111) "ish-zyrtaret-e-larte-te-ministrise-se-mjedisit-ilir-morina-dhe-zijadin-gecaj-ne-mesin-e-te-arrestuarve-te-sotem"

Ish zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit, Ilir Morina dhe Zijadin Gecaj në mesin e të arrestuarve të sotëm

Lajme

Gazeta Express

03/03/2022 17:23

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin ë Themelore në Ferizaj ka vënë në pranga tetë persona të dyshuar për veprat penale penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, në rastin Brezovica, shkruan Gazeta Express.

Sipas prokurorisë në mesin e të arrestuarve janë tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Lexo Edhe:

Express mëson se bëhet fjalë për ish-kryeshefin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina dhe ish-këshilltarin e ish-ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi,  Zijadin Geci.

Inicialet e të dyve përmenden edhe në raportin e prokurorisë lidhur me aksionin. Ndërkaq emri i ish-zyrtarit të tretë të arrestuar të MMPHI-së ende nuk dihet.

Personat e arrestuar dhe të ndaluar për 48 orë janë: A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme,  disa fletore me shënime, Tri (3)armë,     Një (1) karikator me 5 fishek  të kalibrit 7.65mm, Tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm, Njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm,   Një (1) kompjuter,  Një (1) veturë X6, Pesë (5) telefona,  Një (1) orë dore.