Integrimi i Shqipërisë dhe RMV, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin - Gazeta Express
string(76) "integrimi-i-shqiperise-dhe-rmv-borrell-po-mbeshtesim-me-perkushtim-ballkanin"

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2022 10:51

Integrimi i Shqipërisë dhe RMV, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2022 10:51

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell në një intervistë për median malazeze Vijesti, ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe MV, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.

Lexo Edhe:

Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

“Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe “futjen graduale” në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, ka thënë Borrel për Vijesti.

/Express