Ilir Beqaj e refuzoi, Frrok Gjini pranon mandatin e deputetit, zëvendëson Benet Becin në Kuvend - Gazeta Express
string(93) "ilir-beqaj-e-refuzoi-frrok-gjini-pranon-mandatin-e-deputetit-zevendeson-benet-becin-ne-kuvend"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2023 21:11

Ilir Beqaj e refuzoi, Frrok Gjini pranon mandatin e deputetit, zëvendëson Benet Becin në Kuvend

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2023 21:11

Pas refuzimit Ilir Beqajt, Frrok Gjini ka pranuar mandatin e deputetit, duke zëvendësuar Benet Becin në Kuvend.

KQZ ka ftuar Gjinin për të marrë mandatin, i cili pritet t’i jepet pas mbledhjes së nesërme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Benet Beci dorëzoi mandiatin e deputetit për të garuar për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës nën logon e Partisë Socialiste, ku përballë tij do të jetë kreu aktual i Bashkisë, Bardh Spahia, i cili garon nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të udhëhequr nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.