"Honda" feston prodhimin e motorit të 400 miliontë - Gazeta Express
string(48) "honda-feston-prodhimin-e-motorit-te-400-milionte"

Gazeta Express

25/12/2019 20:32

“Honda” feston prodhimin e motorit të 400 miliontë

Gazeta Express

25/12/2019 20:32

70 vjet pas modelit D-Type të parë të prodhuar në 1949,  kompania Honda festoi prodhimin e 400 milionë motorëve në të gjithë botën.

Kompania ”Honda” u themelua në vitin 1948 dhe prodhimi masiv i motoçikletave jashtë Japonisë u inaugurua për herë të parë në Belgjikë në vitin 1963.

Lexo Edhe:

Që atëherë, ”Honda” ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme prodhimin dhe numrin e lehtësive të prodhimit gjatë gjithë historisë së saj me 35 fabrika në 25 vende të ndryshme duke përfshirë Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.

Kompania japoneze aktualisht prodhon një gamë të gjerë të motoçikletave dhe skuterëve për tregun botëror.

Honda D-Type, 1949

Që nga themelimi i saj, ”Honda” ka prodhuar dhe zhvilluar motoçikleta bazuar në kërkesat e tregut dhe duke respektuar parimin se “qëllimi përfundimtar i teknologjisë është të ndihmojë njerëzit”.

Kompania arriti në prodhimin e 100 milion njësive në vitin 1997, 300 milion njësive në 2014 dhe 400 milion në 2019.

Në vitin 2018 ”Honda” arriti, për herë të parë në historinë e saj, prodhimin e 20 milion automjeteve në vit, duke garantuar vazhdimisht ndihmë dhe mbështetje maksimale për të gjithë klientët e saj në të gjithë botën.