Homoseksualiteti nuk do të jetë më i ndaluar në Singapor - Gazeta Express
string(56) "homoseksualiteti-nuk-do-te-jete-me-i-ndaluar-ne-singapor"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2022 19:30

Homoseksualiteti nuk do të jetë më i ndaluar në Singapor

Lajme

Gazeta Express

21/08/2022 19:30

Në Singapor do të shfuqizojë një ligj që e ndalon legalietin e komunitetit LGBT, kështu të jesh homoseksual në këtë vend do të jetë e ligjshme.

Vendimi, i shpallur nga kryeministri i vendit, Lee Hsien Loong në TV kombëtar, vjen pas disa vitesh debati të ashpër.

Lexo Edhe:

Aktivistët LGBTI në Singapor e kanë përshëndetur këtë veprim si “një fitore për njerëzimin”, raporton BBC, transmeton Express.

Singapori njihet për vlerat e tij konservatore, por vitet e fundit një numër në rritje njerëzish kanë kërkuar që ligji 377A i epokës koloniale të shfuqizohet.

Singapori është vendi më i fundit në Azi për të drejtat e LGBT, pas Indisë, Tajvanit dhe Tajlandës.

Qëndrimi i mëparshëm i qeverisë ishte ruajtja e 377A – e cila ndalon seksin mes meshkujve – por gjithashtu premtoi se nuk do të zbatonte ligjin në një përpjekje për të qetësuar të dyja palët. /Express