Haki Çako bën deklaratën 'bombë': Në zonat ku po vihen zjarret duan të ndërtojnë resorte - Gazeta Express
string(85) "haki-cako-ben-deklaraten-bombe-ne-zonat-ku-po-vihen-zjarret-duan-te-ndertojne-resorte"

Haki Çako bën deklaratën ‘bombë’: Në zonat ku po vihen zjarret duan të ndërtojnë resorte

Gazeta Express

04/08/2020 17:58

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka thënë se zjarret e mëdha që po kaplojnë vendin janë të qëllimshme dhe se në zonat ku po digjet, persona të ndjekur nga interesi personal, duan të ndërtojnë resorte turistike.

Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

Lexo Edhe:

“Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, tha Çako.

Ai është shprehur edhe i pakënaqur me punën e disa bashkive, duke deklaruar se “kujtohen kur bie zjarri që duhet të shtojnë kapacitetet për përballimin e këtyre situatave”. 

Kreu i Emergjencave Civile sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë djegur.

“E kanë në kontroll deri diku, por herë pas herë merr përmasa te shkurret masive të thara. Iu bëj thirrje qytetarëve, subjekteve, të rrisin vëmendjen dhe të angazhohen për t’u bërë pjesë jo vetëm vullnetarisht për të parandaluar zjarrin, se është një fatkeqësi dhe prevalon për shkak të pakujdesisë apo iniciativave kriminale. Zjarri është një fenomen natyror, në bazë të ligjit u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të rrisin kapacitete e tyre dhe të investojnë për të përmirësuar flotën dhe nivelin e reagimit të parandalimit të zjarrjeve, se shpesh kujtohen në pikën e verës apo kur kanë rënë zjarre. Nuk ka zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë përfshirë nga zjarri”, përfundoi Çako.