Hadërgjonaj e Celina titullarë, Muriçi në stol - Gazeta Express
string(45) "hadergjonaj-e-celina-titullare-murici-ne-stol"

Hadërgjonaj e Celina titullarë, Muriçi në stol

Gazeta Express

21/12/2019 15:11

Ndeshjet e kësaj fundjavë në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, do t’i sjellin në skenë disa futbollistë të ekipit kombëtar të Kosovës, përfshirë këtu Florent Hadërgjonajn e Bersant Celina.

Sot në orën 16:00, Huddersfield Town do ta presë skuadrën e Nottingham Forestit në shtëpi. Për vendasit, Florent Hadërgjonaj do të jetë titullar, ndërsa për mysafirët portieri Arijanet Muriçi është lënë në stol, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në po të njëjtin orar do të luajë edhe Swansea City si mysafire ndaj Luton Town. Si zakonisht, mesfushori kosovar Bersant Celina e ka zënë sërish një vend në formacionin e parë të Swanseas.

Ndërkohë, portieri Muriçi po e ka të vështirë të gjejë vend në skuadrën e Nottinghamit, pasi që ai e ka humbur pozitën e portierit të parë qysh nga ndeshjet e fillimit të këtij sezoni , kur i kishte bërë disa gabime. /Gazeta Express/