Tre të rinj, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e 2 viçave në bashkëpunim me njëri tjetrin tetorin e vitit të kaluar.
Një 26 vjeçar, një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçar raportohet se vodhën dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Pë dy të mitur, është pushuar hetimi për shkak të moshës.
Ajo që çuditi hetuesit ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz.
3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar, kurse Gjykata kishte kërkuar 6 muaj burg.
/Gazeta Express
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....