Gavazaj nënshkruan me Lirinë - Gazeta Express
string(28) "gavazaj-nenshkruan-me-lirine"

Futboll

Gazeta Express

23/08/2023 12:43

Gavazaj nënshkruan me Lirinë

Futboll

Gazeta Express

23/08/2023 12:43

Alush Gavazaj është futbollist i ri i Lirisë së Prizrenit.

Futbollisti kosovar do ta përforcojë mesfushën e ekipit Bardhezi, i cili synon ta ketë një sezon sa më të qetë, pa u rrezikuar për të rënë nga liga, pasi mezi ia doli të rikthehej në Superligë pas disa vitesh pritjeje, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Do ta jap maksimumin për ekipin e zemrës”, theksoi Gavazaj pas nënshkrimit të kontratës.

Futbollisti prizrenas ka luajtur për Malishevën së fundmi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në disa ekipe të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.

Pas dy xhirosh të zhvilluara në sezonin e ri të Superligës, Liria e sheh veten në pozitën e shtatë me një barazim e një humbje nga dy ndeshje të zhvilluara. /Gazeta Express/