Fellaini e shpëton nga falimentimi klubin e Mërgim Vojvodës - Gazeta Express
string(59) "fellaini-e-shpeton-nga-falimentimi-klubin-e-mergim-vojvodes"

Fellaini e shpëton nga falimentimi klubin e Mërgim Vojvodës

Gazeta Express

30/04/2020 21:22

Fellaini, shpëtimtari i Standard Liege, në të cilën skuadër luan edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Atëherë kur gjithçka dukej se do të kishte një fund të hidhur, me Standardin që do zbriste nga elita e futbollit për të rinisur çdo gjë nga e para nga kampionati i amatorëve, klubi nga Liezhi ka gjetur një shpëtimtar të papritur që është një ish-futbollist i tyre.

Lexo Edhe:

Standard Liege, një prej klubeve më të mëdha në Belgjikë që rrezikonte falimentimin, jo vetëm për shkak të krizës nga COVID-19, por edhe për shkak të problemeve të shumta ekonomike, është shpëtuar nga Marouane Fellaini, duke mos harruar edhe tifozët që u mobilizuan që të siguronin fonde për të paguar një pjesë të borxheve që kishte klubi pasi Federata kishte nisur procedurën për t’i hequr licencën.

Megjithatë, shpëtimtari i vërtetë u bë mesfushori Fellaini, i cili ka luajtur në karrierën e tij në radhët e këtij klubi për 4 sezone në fillimet e tij si profesionist.

Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e Shandong Luneng në Kinë, ka dhuruar 3 milionë euro për të shpëtuar skuadrën.

Klubi e ka vlerësuar këtë kontribut dhe i ka premtuar se do ia kthejë në të ardhmen këtë shifër lojtarit, sapo të jetë e mundur që të rregullojë disi bilancet.

Tashmë të gjithë tifozët e Standartit që klubi e ka zgjidhur këtë problem falë Fellainit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit belg edhe sezonin e ardhshëm, në të cilën skuadër luan edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. /Express/