Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badovcit - Gazeta Express
string(56) "fadil-syleviqi-gjendet-i-vdekur-afer-liqenit-te-badovcit"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2021 16:05

Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badovcit

Lajme

Gazeta Express

15/01/2021 16:05

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.

Reporteri.net shkruan se ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin. /Express/