Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu nga PDK-ja, i ka falenderuar qytetarët për zgjedhjet e sotme, ku sipas Exit Poll-eve të para, ai ka fituar pa balotazh.
Aliu ka shkruar shkurt në Facebook, i kënaqur me të dhënat që i ka marrë nga terreni, raporton Gazeta Express.
Aliu, pa balotazh, do ta fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune. Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, Aliu ka fituar 65.50% të votave, krahas kundërkandidatit të tij nga LVV, Valon Ramadani, i cili sipas kësaj, do të marrë 23.40%.
Sipas këtij Exit Poll-i, kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, ka dalë e treta nga zgjedhjet e sotme me 9.8%, ndërsa Arben Halili nga AAK-ja ka marrë 1.3%.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...