Ethet e Nilit “shfaqen” në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sëmundjen vdekjeprurëse - Gazeta Express
string(82) "ethet-e-nilit-shfaqen-ne-evrope-ja-cfare-duhet-te-dini-per-semundjen-vdekjeprurese"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2023 13:58

Ethet e Nilit “shfaqen” në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sëmundjen vdekjeprurëse

Lajme

Gazeta Express

20/08/2023 13:58

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në vendet europiane, sidomos në Itali. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë turistët për shpërthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, të bartur nga mushkonjat.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka konfirmuar 90 të infektuar, të regjistruar nga 9 gushti. Ekspertët sugjerojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia, ku janë regjistruar 56 të prekur dhe një viktimë, gjatë këtij viti.

Lexo Edhe:

Rumania ka raportuar pesë raste, teksa Franca dhe Hungaria kanë regjistruar të dyja nga tre persona të prekur. Ndërsa në El Dorado të Kalifornisë është konfirmuar shpendi i parë që mbart infeksionin.

Virusi i Nilit Perëndimor mund të transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një mushkonja të infektuar, por jo nga njeriu tek njeriu. Ndërsa pjesa më e madhe e të prekurve nuk shfaqin simptoma, disa mund të kenë temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta ose lodhje që mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë.