Enis Bardhi dënohet me katër muaj burgim për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar - Gazeta Express
string(95) "enis-bardhi-denohet-me-kater-muaj-burgim-per-ngasje-te-vetures-me-patente-shofer-te-falsifikuar"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2022 14:51

Enis Bardhi dënohet me katër muaj burgim për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar

Futboll

Gazeta Express

08/02/2022 14:51

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burgim dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar.

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua. /Gazeta Express/