Është refuzuar sot kërkesa e avokatëve të Jaeld Çelës për përjashtimin e tre avokatëve të çështjes.
Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, avokatët e Çelës kërkuan përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni, me argumentimin se ndodhen në konflikt interesi.
Ndërkohë është shtyrë për në datën 13 maj gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme.