Dita e Çlirimit, ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat Dëshmorëve të Atdheut - Gazeta Express
string(74) "dita-e-clirimit-ben-bashke-ramen-e-meten-ne-varrezat-deshmoreve-te-atdheut"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2021 10:29

Dita e Çlirimit, ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat Dëshmorëve të Atdheut

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2021 10:29

Krerët e shtetit kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë.

Lexo Edhe:

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.

Ndërkaq, shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.

Si çdo vit në ditën e sotme mungojnë homazhet nga Partia Demokratike. Të djathtët i kryem nderimet një ditë më parë pasi njohin 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

E djathta ndjek të njëjtin model si gjatë qeverisjes së saj, kur ndryshoi datën e Çlirimit nga 29 Nëntori më 28, pasi sipas saj kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke falsifikuar historinë, që data e çlirimit të Shqipërisë të përkonte me atë të çlirimit të ish-Jugosllavisë së Titos.