Del Piero dhe Totti kujtojnë të kaluarën: “Më çmendet kur bëtë gjestin e katër golave...” - Gazeta Express
string(83) "del-piero-dhe-totti-kujtojne-te-kaluaren-me-cmendet-kur-bete-gjestin-e-kater-golave"

Del Piero dhe Totti kujtojnë të kaluarën: “Më çmendet kur bëtë gjestin e katër golave…”

Gazeta Express

25/04/2020 11:25

Ajo e 8 shkurtit 2004 ishte një mbrëmje, që sigurisht mbetet në zemrat e shumë tifozëve të Romës.

U luajt java e 20-të e kampionatit në Serie A. Verdhekuqtë jo vetëm fituan 4-0 ndaj Juventusit, por Francesco Totti bëri një gjest, që në karrierën e tij mbeti si histori: “Heshtni, janë katër, shkoni në shtëpi!”.

Lexo Edhe:

16 vite pas asaj ndeshjeje, ka nga ata që gjestin e ish-kapitenit të Romës (i cili shënoi për rezultatin momental 2-0, me penallti) ende nuk e kanë harruar.

Legjenda e skuadrës kryeqytetase përfitoi nga një Instagram “live”, për t’iu rikthyer sërish asaj teme.

E bëri këtë në bashkëbisedim me Alessandro Del Piero.

Ish kampioni bardhezi kujtoi ndjesitë e asaj mbrëmjeje: “Unë po ju them diçka, që nuk jua kam thënë kurrë më parë: ju më tërbuat fare, më çmendët, kur bëtë gjestin e katër golave…”.

Totti shpjegoi se si lindi gjesti, që ishte aq i diskutueshëm në atë kohë: “Nuk të drejtohej ty, nuk do ta lejoja veten kurrë të mos t’ju respektoja, sepse ishe kapiteni i Juventusit dhe mbi të gjitha jemi miq. Ai gjest kishte për qëllim Tudorin, sepse më dha një bërryl në muskul, që më bëri të dhimbte gjithë krahu. Ju betohem, kisha dhimbje të forta, gati të qaja. Në momentin që u përballëm përsëri, atëherë reagova ashtu. Ju e dini se jam mjaft ironik dhe instiktivisht e bëra atë gjest”.

Ish-kapiteni i Romës, pas bilbilit të treshtë të kryesorit, gjithashtu duhej të merrej me Marcello Lippi: “Pas lojës shkova të as në konferencë dhe gjeta Lippi. M’u duk si i mbytur! Ai më tha: Këto gjeste nuk janë të mira. Aty për aty iu përgjigja: Janë emocionet e lojës, të një fitoreje të madhe. Gjithçka mbetet brenda fushës. Për sa kohë që janë shaka kaq të këndshme, nuk ka problem. Gjithashtu, sepse çdo herë që kemi ardhur në Torino, ju na keni shënuar katër, ose pesë gola”.