Çairi, banorët protestojnë për kanalizimet e ujërave të zeza - Gazeta Express
string(59) "cairi-banoret-protestojne-per-kanalizimet-e-ujerave-te-zeza"

Gazeta Express

13/09/2020 16:23

Çairi, banorët protestojnë për kanalizimet e ujërave të zeza

Gazeta Express

13/09/2020 16:23

Pesë muaj jetë me ujëra të zeza që rrjedhin vazhdimisht. Kështu jetojnë banorët e ndërtesës 66 në rrugën Blagoja Paroviq në Komunën e Çairit. Ata thonë se problemi ka ndodhur gjatë një defekti të një prej tubave kryesorë të kanalizimit. Fekalet kanë hyrë në bodrumet dhe erërat e këqija janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Në ndërtesë ka mushkonja, kështu që kanë frikë nga përhapja e infeksioneve, veçanërisht gjatë Pandemisë.

„Sa herё dal, shkoj pёr tё blerё bukё, s’mund tё marr frymё. Po çfarë bёjnё kёtu fёmijёt e vegjёl tёrё ditёn. Kjo duhet tё ketё njё rrugёdalje! (3:20-3:24) Mushkonjat na mbytёn, s’mund tё qёndrojmё nё ballkon. (3:56-3:58) Tash Korona, kjo ёshtё Korona mё e madhe, biles s’ka ku tё shkojё mё keq!

Lexo Edhe:

Për të hyrë në garazhe, nevojiten përgatitje të posaçme sepse kanalizimi i ka mbushur deri në gjunjë.

“Personalisht e pyeta kryetarin e komunës nëse do të ishte te shtëpia e tij kështu për pesë muaj a të gjente zgjidhje. Askush nuk lajmërohet për asgjë. Ka fëmijë të vegjël brenda, ata jetojnë këtu, ka shumë sëmundje.”

Banorët thonë se ata kanë shkruar një kërkesë për zgjidhjen e problemit te institucionet lokale. Ata morën një premtim nga Kryetari Visar Ganiu se problemi do të zgjidhej, por deri më sot – asgjë.

Pasi banorët folën publikisht për problemin, Komuna e Çairit tani thotë se ata do të “përveshin mëngët” që nesër.

Komuna e Çairit

“Nesër, pika e parë në rendin e ditës të takimit të punës së kolegjiumit do të jetë zgjidhja e problemit … Do të përcaktohen detajet dhe dinamika e procesit të punës. Procesi i riparimit të problemit do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur në ditët në vijim”, thonë nga Komuna e Çairit

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, sepse në vend që të rrisin nivelin e higjienës si mbrojtje ndaj përhapjes së virusit Korona, ata ende nuk mund të shpëtojnë nga ujërat e zeza.