Bukuria e futbollit: Ky ishte reagimi emocionues i familjarëve të Marc Guiu kur super-talenti shënoi për Barçën - Gazeta Express
string(110) "bukuria-e-futbollit-ky-ishte-reagimi-emocionues-i-familjareve-te-marc-guiu-kur-super-talenti-shenoi-per-barcen"

Bukuria e futbollit: Ky ishte reagimi emocionues i familjarëve të Marc Guiu kur super-talenti shënoi për Barçën

Futboll

Gazeta Express

23/10/2023 9:30

Marc Guiu me siguri që ka mbetur pa gjumë mbrëmë.

Talenti i Barcelonës e pati një natë përrallore pasi debutoi me gol në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

Lexo Edhe:

17 vjeçari në fakt shënoi qysh në prekjen e parë të topit, duke e bërë edhe më madhështore natën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, ishte pikërisht ky gol që ia siguroi tri pikë të vlefshme ekipit “Blaugrana”, i cili po përballet me lëndime të shumta dhe për këtë po ua jep rastin edhe lojtarëve të rinj.

E gëzimit të “çmendur” të lojtarit për golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos iu bashkëngjitën edhe familjarët e tij.

Një video është bërë virale me familjen e Guiu, të cilët nuk po mund t’iu besonin syve që djaloshi i tyre arriti të shënonte aq shpejt me Barcelonën.

Për më tepër, reagimin e familjarëve të futbollistit të ri, mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express/