Boshnjakët: Kosova nuk është për t'u nënvlerësuar - Gazeta Express
string(47) "boshnjaket-kosova-nuk-eshte-per-tu-nenvleresuar"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2023 9:34

Boshnjakët: Kosova nuk është për t’u nënvlerësuar

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2023 9:34

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot përballjen e dytë brenda pak ditësh me Bosnjë-Hercegovinën.

“Dardanët” e humbën duelin e parë në shtëpi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, ndërsa sot nga ora 17:00 do ta luajnë ndeshjen e dytë me boshnjakët në Tuzla.

Lexo Edhe:

Edhe pse konsiderohen si favoritë absolutë, vendësit janë të kujdesshëm me deklarata para duelit të katërt të Grupit 7 në kualifikimet e Evropianit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në konferencë për shtyp folën ndihmës-trajneri Damir Doborac dhe hendbollisti i Bosnjë-Hercegovinës, Senjamin Buriq, shkruan mediumi boshnjak “avaz.ba”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ajo që është më e rëndësishme është që të jemi të gjithë të shëndetshëm dhe të gatshëm për ndeshjen e së dielës. Ne e kemi analizuar ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë. E kemi pasur një stërvitje të përbashkët para udhëtimit në Prishtinë, jemi shumë të lumtur me fitoren. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kombëtaren e Kosovës sepse ata kanë kohë që janë bashkë, gjë që u pa në ndeshjen e parë. Fituam dy pikë të rëndësishme dhe nesër duhet ta përsërisim lojën në mbrojtje dhe shpresoj që të jemi më të lirë në tranzicion apo në pjesën sulmuese”, u shpreh dje në Doborac.

Lojë të vështirë pret edhe hendbollisti Senjamin Buric, përkundër fitores në lojën e parë, 25:22 në Prishtinë.

“Jam i lumtur që e arritëm fitoren e parë në eliminatore, por jemi të kënaqur edhe me lojën që bëmë. Edhe nesër e pres një ndeshje të vështirë sepse Kombëtarja e Kosovës nuk është për t’u nënvlerësuar. Në përgatitje e ndoqëm ndeshjen e tyre me Slloveninë në të cilën ata patën rezultat të barabartë deri në minutën e 50-të dhe e dimë se Sllovenia është në krye të hendbollit evropian”, u shpreh hendbollisti boshnjak. /Gazeta Express/