Borussia Dortmund fiton dhe merr përkohësisht kryesimin në tabelë - Gazeta Express
string(65) "borussia-dortmund-fiton-dhe-merr-perkohesisht-kryesimin-ne-tabele"

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 22:31

Borussia Dortmund fiton dhe merr përkohësisht kryesimin në tabelë

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 22:31

Borussia Dortmund ka regjistruar fitore në javën e gjashtë në Bundesligë, për të marrë kryesimin në tabelë, së paku derisa rivalët e tyre të zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave.

Skuadra e drejtuar nga Erdin Tezic triumfoi sonte në udhëtim ndaj Hoffenheimit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “PreZero Arena” përfundoi me rezultatin 1:3.

Niclas Fullkrug (18’), Marco Reus (45+3’) dhe Julian Ryerson (90+5’) shënuan për fitoren e “Verdhezinjve”.

Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Andrej Kramaric (25’) nga penalltia.

Për Borussia Dortmundin ishte kjo fitorja e tretë radhazi dhe e katërta këtë sezon, për të kryesuar tani në tabelë me 14 pikë. Gjithsesi, tabela mund të ndryshojë pasi katër skuadrat tjera pas Dortmundit të kenë zhvilluar ndeshjet e tyre.

Hoffenhemi është i gjashti me 12 pikë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore