Besnik Hasi: Detyrim të jesh këtu! - Gazeta Express
string(32) "besnik-hasi-detyrim-te-jesh-ketu"

Besnik Hasi: Detyrim të jesh këtu!

Gazeta Express

09/01/2020 22:13

KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.

Ndeshja bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare “yjesh” të Italisë, Greqisë dhe Turqisë ka hyrë në 24-orëshin e fundit nga vërshëllima e takimit të parë.Nga shumë larg, nga Arabia Saudite ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në kryeqytet një nga emblemat e kombëtares së atyre viteve, Besnik Hasi, aktualisht trajner i Al Raed.

Lexo Edhe:

“Është e moralshme që të jesh këtu. Çdo njeri duhet të ndihmojë në këtë kauzë dhe njerëzit atje ku jam unë e kuptojnë këtë gjë. Edhe pse lashë ekipin 2 ditë para ndeshjes,  kam stafin tim dhe presidenti tha se: E ke te obliguar, nuk ka problem…”. 

Për herë të parë kuqezinjtë do të kenë një përfaqësuese të vetme të shqiptarëve, thuajse të gjitha trojet, si Kosova, apo Maqedonia e Veriut.

“Një ëndërr që të gjithë e ndiejnë por, asnjëherë nuk është realizuar, por në këtë mënyrë mund të luajmë bashkë, që të jemi të gjithë së bashku për fanellën kuqezi. Do të më emocionojë takimi me çunat tonë që kemi luajtur bashkë”, shton ai më tej.

Prej viti 2008 Besnik Hasi ka filluar karrierën si asistent dhe trajner i parë me klube me emër si Anderlechti, Legia Varshavës apo Olimpiakos, dhe si i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar në nivele të larta ndërkombëtare, Hasi ka qenë dhe mbetet edhe një alternativë për përfaqësueset shqiptare.

“Jam mësuar të jem çdo ditë në fushë, akoma kam energji që të jem çdo ditë me çunat dhe t’i stërvis. Por, kur ke moshën e duhur dhe përvojën e duhur do vij edhe Kombëtarja,” – thotë ai në një intervistë për Top Channel.