Bashkëshorti dhe kunata rrahin një femër në Klinë, e bëjnë për spital - Gazeta Express
string(70) "bashkeshorti-dhe-kunata-rrahin-nje-femer-ne-kline-e-bejne-per-spitalaa"

Bashkëshorti dhe kunata rrahin një femër në Klinë, e bëjnë për spital

Gazeta Express

27/04/2020 9:42

Është rritur numri i raportimit të rasteve të dhunës në familje që nga përhapja e pandemisë COVID-19 ku qytetarët po qëndrojnë më shumë të mbyllur nëpër shtëpi.

Rasti i fundit u raportuar në Klinë, ku viktima femër deklaroi se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Lexo Edhe:

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.