Bashkëpunim kulturor mes Gjermanisë dhe Kosovës - Gazeta Express
string(47) "bashkepunim-kulturor-mes-gjermanise-dhe-kosoves"

Bashkëpunim kulturor mes Gjermanisë dhe Kosovës

Arte

Gazeta Express

28/10/2022 15:29

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur së Kosova po bashkëpunon me Gjermaninë në fushën kulturore.

Në Mynih sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.

Lexo Edhe:

Ky bashkëpunim synon partneritetin në fushat shkencore, profesionale, të digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore mes dy institucioneve. Po ashtu shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave bibliografike, mbështetje për hulumtuesit shkencorë, bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e projekteve shkencore, informacion të ndërsjellë rreth botimeve me qasje të hapur, shkëmbim të ekspertizës dhe përvojës shkencore, organizim të ngjarjeve të përbashkëta si konferenca shkencore, seminare dhe ekspozita, shkëmbim të materialit informativ dhe të publikimeve etj.

Marrëveshja është nënshkruar nga Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe Klaus Ceynowa, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.

Pjesë e bashkëpunimit që u bë sot, nënshkrues të marrëveshjes ishin Hajrulla Çeku dhe Markus Blume, ministri i kulturës të Bavarisë.

Kujtojmë që kohet e fundit Ministria e Kulturës e Kosovës pati një ser takimesh në fushën ndërkombëtare, me synim rritjen e bashkëpunimit kulturor.

/Gazeta Express