Azilantët drejt Francës,12 500 kërkesa nga shqiptarët për 2019 - Gazeta Express
string(61) "azilantet-drejt-frances12-500-kerkesa-nga-shqiptaret-per-2019"

Gazeta Express

20/03/2020 18:48

Azilantët drejt Francës,12 500 kërkesa nga shqiptarët për 2019

Gazeta Express

20/03/2020 18:48

Franca vijon të mbetet vendi më i lakmuar për azilantët shqiptarë, pavarësisht se kërkesat janë në ulje. Sipas të dhënave të qeverisë publikuar në Fletoren Zyrtare, shqetësues mbetet fenomeni i të miturve që aplikojnë për azil.

Edhe pse të dhënat flasin për rënie të numrit të azilkërkuesve në të gjtihë Europën, Franca vijon të mbetet vendi më i lakmuar për shqiptarët.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave të qeverisë, të publikuara në Fletoren Zyrtare, nga 67  950 kërkesa  që janë numëruar në vitin  2015, viti 2019, sipas Eurostat shënoi një ulje në 12 500 kërkesa, 50 % prej të cilave vetëm në Francë.

Në vend të dytë për kërkesat më të larta për 2019, renditet Greqia, me 20% të aplikimeve, ndërsa më pas Gjermania me 10% të kërkesave, raporton Ora.

Por për qeverinë, shqetësues mbetet fenemoneni i azilantëve të mitur, të cilët udhëtojnë drejt vendeve se  Italia, Franca, Suedia apo Mbretëria e Bashkuar, të pashoqëruar.

Sidoqoftë, të dhënat flasin për rënie të kërkesave nga 1 065  në 2015, në 485 në vitin 2018.

Sipas qeverisë, në rënien e numrit të azilantëve, kanë ndikuar dhe refuzimet nga vendet e BE, të cilat kanë qenë në rritje.

Qeveri konfirmon se mosha mesatare, e emigrantëve është 32 vjeçe, ndërsa thekson se ndër  motivet  kryesore renditen ato me  natyrë  ekonomike,  mundësitë  e studimit  dhe  rritjes  profesionale, pa lënë mënjanë, informalitetin e ekonomisë shqiptare dhe të tregut të punës.