Azia bën historinë në Kupën e Botës, “dërgon” 3 ekipe në raundin tjetër - Gazeta Express
string(68) "azia-ben-historine-ne-kupen-e-botes-dergon-3-ekipe-ne-raundin-tjeter"

Botërori 2022

Gazeta Express

03/12/2022 12:19

Azia bën historinë në Kupën e Botës, “dërgon” 3 ekipe në raundin tjetër

Botërori 2022

Gazeta Express

03/12/2022 12:19

Pas 20 vitesh organizimi i një Kupe Bote i erdhi sërish në “dorë” një vendi aziatik. Për herë të parë në historinë e turnet më prestigjoz futbollistik, tre skuadra të Azisë kanë arritur të kualifikohn për në fazën e 1/16-ve. Ato janë Japonia, Korea e Jugut dhe Australia, e cila edhe pse i përket Oqeanisë, merr pjesë në fazën kualifikuese të Konfederatës Aziatike të Futbollit.

Nga këto 3 ekipe, “samurait blu” ka arritur të kualifikohen për në fazën e eleminimit direkt, si vend i parë në grup, edhe pse në grupin E ndodheshin gjithashtu Gjermania e Spanja.

Në krahun tjetër, Korea e Jugut arriti të “hipotekonte” vendin e dytë në grupin H, pas asaj fitoreje “habitëse” 2 me 1 ndaj Portugalisë, ndërsa Australia bëri të njëjtën gjë në grupin D, duke “mposhtur” me rezultatet minimale 1 me 0, Tunizinë dhe Danimarkën.

Nga ana tjetër ekipet, kontinenti Afrikan ka barazuar rekordin duke kaluar në fazën e grupeve 2 ekipe. Nësë në Brazil 2014, Nigeria dhe Algjeria arritën për herë të parë fazën e 1/16-ve, kjo arritje u përsërit sërish nga Senegali dhe Maroku. /i.m /abcnews.al