Aqif Rakipi “non grata”, Tabaku: Ka djalin e dhëndrin në parlament - Gazeta Express
string(62) "aqif-rakipi-non-grata-tabaku-ka-djalin-e-dhendrin-ne-parlament"

Aqif Rakipi “non grata”, Tabaku: Ka djalin e dhëndrin në parlament

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2022 12:36

Ne seancën e kësaj te enjtje në Kuvendin e Shqipërisë në fokus të diskutimeve ka qenë shpallja non grata e ish deputetit Aqif Rakipi, pak ditë më parë.

Në fjalën e saj deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se Partia Socialiste ka përfituar vota në Tiranë nga ish-deputeti Rakipi.

Lexo Edhe:

Tabaku është shprehur se Rakipi ka në parlament djalin dhe dhëndrin e tij, ç’ka sipas saj dëshmon se në kryeqytet ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor nga ana e Aqif Rakipit.

“Ngjarja e parë lidhet me shpalljen non-grata dhe me ngrirjen e llogarive të një personi pranë PS-së. Unë besoj që nuk kam nevojë ta përshkruaj se kush është ish-deputeti i cili sot ka djalin dhe dhëndrin e tij në Parlamentin e Shqipërisë por e rëndësishme është që PS ka marrë ky individ 6.9 përqind të votave në qytetin e Tiranës. Që do të thotë se ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor në Tiranë dhe Elbasan, pikërisht nga ky person. Ministri përmendi raportin e OSBE-ODIHR. Unë këtë kam shqetësim. Përdorimin e grupeve kriminale për zgjedhjet, siç është bërë në raportin e DASH.

Si nuk flet mazhoranca për një çështje kaq të rëndësishëm. Këta që flasin në emër të Amerikës. Unë besoj që ashtu siç thotë emërimi i Departamentit të Thesarit. Përdoren paratë për të blerë votat. Është publikuar raporti i DASH. Lexova dje kryeministrin i cili tha se ky raport është Copy Paste. Është copy-paste i vitit të kaluar, dhe korrupsioni është COPy Paste pasi është akoma Edi Rama. Sot nuk do kishim këtë Copy paste po mos të kishim inceneratorët. Mund të kishim një situatë tjetër. Copy paste është pasi dhe qeveria copy paste është. Unë besoj që këto dy shqetësime janë reale për qytetarët. Kush i ndikon zgjedhjet dhe kush i vjedh qytetarët shqiptarë. Është jetike për shpopullimin e rinis”, ka thënë  Tabaku.