Adriano e fiton bastin, Drake e humbet - Gazeta Express
string(37) "adriano-e-fiton-bastin-drake-e-humbet"

Botërori 2022

Gazeta Express

19/12/2022 11:40

Adriano e fiton bastin, Drake e humbet

Botërori 2022

Gazeta Express

19/12/2022 11:40

Ish sulmuesi i Interit, Adriano kishte vënë një bast për finalen e Botërorit në mes të Argjentinës dhe Francës, duke futur më shumë së 1000 euro në ndeshje

Braziliani 40 vjeçar, i cili është i njohur për gjashtë vite karrierë interesante tek Zikaltërit, nga viti 2003 deri më 2009, ka një karakter interesant dhe ai beson që parashikimi i tij në Botëror që ndeshja të jetë barazim u bë realitet.

Ai dje shpërndau një foto ku kishte vënë bast 1686 euro që ndeshja do të përfundonte barazim dhe do të shkojë në penallti.

View this post on Instagram

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Me këtë rast ai fitoi 5143 euro.

Në anën tjetër, reperi Drake ka humbur një milionë dollarë pasi që kishte vënë bast që Argjentina do ta mposhte Francën brenda 90 minutave, por që ai humbi pasi që ndeshja përfundoi barazim me rezultat 2-2 në kohën e rregullat.

Në rast së Argjentina do të fitonte, Drake do të pasurohej për 2, 750 milionë dollarë. /GazetaExpress/