SQARIM: BKS nuk ka aplikuar pagesë për persona fizikë nga diaspora - Gazeta Express
string(65) "sqarim-bks-nuk-ka-aplikuar-pagese-per-persona-fizike-nga-diaspora"

SQARIM: BKS nuk ka aplikuar pagesë për persona fizikë nga diaspora

Gazeta Express

19/08/2020 12:01

Sqarim nga Byroja Kosovare e Sigurimit:

Për hir të korrektësisë së informimit të qytetarëve, e demantojmë lajmin e sapopublikuar nga Indeks Online: Mashtrim me sigurime/ bashkatdhetarit i marrin para në Vërmicë për të hyrë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Bazuar në Nenin 2, pika 3, të Marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur në mes të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit,  Qeveria e Kosovës nuk mbulon shpenzimet e sigurimit kufitar për  automjetet me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike. Shitja e policës kufitare që është publikuar në portal është kontraktuar nga autovetura në emër të biznesit/veprimtari ekonomike dhe jo për automjete të udhëtarëve të cilët ekskluzivisht përfitojnë nga kjo Marrëveshje. Kështu që shitja e policës ishte veprim konform Memorandumit dhe i drejtë i operatorit në pikën kufitare në Vërmicë.

BKS mirëkupton dhe përkrah raportimin e drejtë të mediave duke pasur parasysh natyrën specifike të Industrisë së Sigurimit, duke e konsideruar raportimin e lajmit si qëllimmirë si dhe duke respektuar punën profesionale të medias që ka plasuar këtë lajm. Por, kërkojmë në të ardhmen që të kontaktohemi fillimisht për të sqaruar pozicionin tonë përpara publikimit të lajmeve të tilla jo të vërteta.