Kthehu lart

Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin

Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin GazetaExpress

Anësori sulmues i Bayern Munich ka vazhduar kontratën me klubin bavarez deri më 2019

Holandezi Arjen Roben ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin bavarez, Bayern Munich.

Vazhdimi i kontratës është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit bavarez, të cilët kanë thënë se Robben do të jetë edhe për një vit me Die Rotten në Munchen.

“Arjen ka nënshkruar kontratë që e mban atë në Bayern deri më 2019”, ka shkruar në faqen zyrtare bavarezët.

Kjo i bie që Robben, tani 34 vjeçar, do të mbes të bavarezët deri në verën e vitit 2019. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 16:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera