Kthehu lart

Zyrtare: Përforcohet Llapi

Zyrtare: Përforcohet Llapi GazetaExpress

​Xhuljan Turhani është futbollisti më i ri i Llapit.

Kandidati për titull të kampionit të Kosovës në futboll, Llapi, sot e ka bërë një përforcim.

Trajneri Tahir Batatina e ka prezantuar përforcimin e ardhur nga Shqipëria, Xhuljan Turhani, raporton Gazeta Express.

“Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e KF Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e KF Shkumbinit”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

“Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, vijon në njoftimin e Llapit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 17:48
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera