Kthehu lart

Zyrtare: Buffon do të largohet nga Juventusi, nuk ka vendosur ende nëse është koha të pensionohet

Zyrtare: Buffon do të largohet nga Juventusi, nuk ka vendosur ende nëse është koha të pensionohet GazetaExpress

​Buffon nuk ka vendosur nëse do të pensionohet në fund të sezonit, por ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Teksa pritej që ky të ishte sezoni i fundit që do të shihnim Buffon të zbriste në fushën e blertë, gardiani 40-vjeçar ka deklaruar se ende nuk është bindur nëse do i jap fund futbollit të luajtur.

“Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.

Një gjë është e sigurt, të shtunën zbret për herë të fundit me fanelën bardhezi, të cilën e ka veshur për herë të parë në vitin 2001.

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha Buffon.

Gianluigi Buffon ka bërë 639 paraqitje në Serie A, më shumë se çdo portier në histori. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 11:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera