Kthehu lart

Zyrtare: Dortmund merr vendim për Dembelen, befason të gjithë

Zyrtare: Dortmund merr vendim për Dembelen, befason të gjithë GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 10:45

Borussia Dortmund e ka suspenduar Ousmane Dembelen

Ylli i ri francez, Ousmane Dembelen ka marrë një goditje nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman e ka suspenduar  lojtarin, i cili po kërkon që të transferohet te Barcelona.

Dembelen gjatë kësaj jave kishte braktisur stërvitjet e klubit gjerman, si shenjë revolte për mos shitjen te skuadra e Barcelonës. Por, kjo i ka kushtuar.

"Borussia Dortmund ka vendosur të vazhdojë pezullimin e lojtarit Ousmane Dembele nga stërvitjet e ekipit të parë deri në njoftimin e radhës", thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Mbetet të shihet nëse Dortmund do ta shes Dembelen në Barcelonë, apo do ta mbajë në klub të paktën edhe një vit. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 10:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera