Kthehu lart

Zidane: “Rivalët janë forcuar, por ne s’kemi nevojë”

Zidane: “Rivalët janë forcuar, por ne s’kemi nevojë” GazetaExpress

​Zidane ka përsëritur se Reali nuk do të blejë lojtarë në janar.

Real Madridi e ka nisur shumë keq sezonin 2017/18 çka ka bërë që tani të jetë 16 pikë prapa Barcelonës në La Liga, që tashmë konsiderohet betejë e humbur gara për titull.

Por, pavarësisht formës aspak të mirë, Zinedine Zidane insiston se Los Blancos nuk kanë nevojë për lojtarë, të paktën jo në janar.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve të mëdha gjatë verës.

“E kuptoj se njerëzit janë të befasuar që rivalët po transferojnë lojtarë dhe ne jo. Por, unë kam lojtarë që janë shumë të mirë dhe nuk shoh asnjë në treg që mund të ndryshojë diçka apo ta përmirësojë skuadrën. Në qershor po, por jo tani”, deklaroi Zidane. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 16:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera