Kthehu lart

Zidane një fitore larg rekordit historik të Guardiolas

Zidane një fitore larg rekordit historik të Guardiolas GazetaExpress

Zidane dëshiron të thyejë një tjetër rekord të Guardiolas, atë me më së shumti fitore me radhë në udhëtim.

Ndeshja e vikendit me Getafen do të jetë e veçantë për Real Madridin e Zinedine Zidane, që do të ketë shansin të thyejnë një rekord të Pep Guardiolas, bëjnë të ditur mediat spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Nëse Real arrin të fitojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes si mysafir, do të bëhej skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton 13 ndeshje radhazi në udhëtim.

Këtë rekord e mbanë Barcelona e Guardiolas e cila kishte arritur 12 fitore radhazi jashtë shtëpisë në sezonin 2011/12 në kampionatin Spanjoll, aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 23:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Befason Cana: Djali im dua të luajë këtë sport

      ​Befason Cana: Djali im dua të luajë këtë sport 0

    Të tjera