Kthehu lart

Zidane në telashe para finales së Championsit

Zidane në telashe para finales së Championsit GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 21:28

Gareth Bale është problemi kryesor i Zinedine Zidane.

Gareth Bale është duke u rikthyer dalëngadalë nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen finalen të Ligës së Kampionëve, ku në Cardiff, Real Madrid përballet me Juventusin, transmeton Gazeta Express.

Por, rikthimi i uellsianit nuk është edhe shumë pozitiv që madje sipas “Diario”, edhe lojtarët nuk janë të gëzuar.

Kjo për faktin se me rikthimin e Bale, Zidane duhet ta heqë nga formacioni mesfushorin spanjoll, Isco, i cili në ndeshjet e fundit po tregon paraqitje spektakolare dhe po kombinohet shumë mirë me Cristiano Ronaldon.

Sipas “Diario”, Ronaldo, Ramos, Casemiro, Pepe e Marcelo e dëshirojnë Iscon titullar në finalen e 3 qershorit.

Vetëm Luka Modric dhe gjermani Toni Kroos janë pro Bale, për të cilin tashmë raportohet se mund të rikthehet në Premierligë, te Chelsea ose Manchester United.

Me Bale në formacion, Zidane luan lojë më ofensive dhe BBC ndihmon shumë pak mbrojtjen.

Derisa me Iscon prapa sulmuesve, Reali duket më i kompletuar me spanjollin që ndihmon shumë edhe mesfushën, pjesën më të rëndësishme në fushë.

Sido që të jetë, është Zidane ai që do të vendosë nëse Bale do të startojë apo do të inkuadrohet nga stoli.

Por tashmë një gjë është e sigurt, për Bale ajo do të jetë ndeshja e vetme që luan pas rikthimit nga lëndimi, pasi pavarësisht dëshirës së Zidane që të jetë gati për Malagan, në mënyrë që të marrë vetën, uellsiani ende nuk është stërvitur plotësisht me ekipin.

Andaj sipas gjitha gjasave, është Isco ai që do të luajë titullarë ndaj Juventusit, duke parë se luan në vazhdimësi dhe është në formë tejet të mirë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 21:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Tronditet bota e sportit, vdes Nicky Hayden 0

    Të tjera