Kthehu lart

​Zidane e mban fjalën

​Zidane e mban fjalën GazetaExpress

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është trajner që e mban fjalën, pavarësisht se kjo i dëmton disa lojtarë të mëdhenj në skuadër

Zidane gjithnjë e ka përsëritur se ai do të luajë me të gjithë lojtarët që ka, pasi të gjithë janë të rëndësishëm në garë për tre titujt.

Duke parë ndeshje e para që janë zhvilluar këtë sezon, atëherë shihet se Zidane ka mbajtur fjalën e tij.

Nga 24 lojtarë sa ka Reali, 22 prej tyre kanë luajtur këtë sezon.

Vetëm Jesus Vallejo që erdhi këtë vit nuk ka luajtur asnjë minutë, për shkak të lëndimeve dhe portieri i tretë, djali i Zidane, Luca.

Prej këtyre 22 lojtarëve, më së shumti minuta kanë luajtur Sergio Ramos, Keylor Navas, Carvajal, Casemiro dhe Toni Kroos.

Në këtë renditje Cristiano Roanldo renditet vetëm i 13 më 5 ndeshje, apo 481 minuta. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 15:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best”

      Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best” 0

    Të tjera