Kthehu lart

Zbulohet fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm në Champions

Zbulohet fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm në Champions GazetaExpress

Portali Footy Headlines e ka zbuluar fanellën e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Footy Headlines, që është i specializuar në zbulimin dhe publikimin e dizajnëve të fanellave të klubeve para se ato të dalin në shitje, tashmë e ka zbuluar fanellën e tretë që lojtarët e Real Madridit do ta veshin sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Fanella pritet të jetë e kuqe, në një mënyrë e ngjashme me atë të sezonin 2011-12.

Si zakonisht, kjo fanellë do të dalë në shitje në gusht, pak para fillimit të Ligës së Kampionëve, garë në të cilën Reali zakonisht luan me atë fanellë si mysafir. /Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera