Kthehu lart

Ylli i Napolit: Na kanë studiuar, kundërshtarët e dinë si luajmë ne

Ylli i Napolit: Na kanë studiuar, kundërshtarët e dinë si luajmë ne  GazetaExpress

.

Jose Callejon druhet se humbja ndaj Shakhtar Donetsk tregon se kundërshtarët e studiojnë mënyrën se si luan Napoli dhe kështu e dinë sistemin e saj.

Napoli humbi me rezultat 2-1 në Ukrainë ndaj Shakhtar në ndeshjen hapëse të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

“Ekipet me të cilat përballemi na studiojnë me kujdes dhe e dinë se si luajmë ne, prandaj na bëjnë presion më mirë dhe e bëjnë gjithçka të vështirë”, ka thënë spanjolli për Mediaset Premium.

“Ata e dinë sistemin tonë dhe neve na duhet ta lëvizim topin më shpejt, sepse kështu ia bëjnë më të vështirë kundërshtarit që të na ndalë”, ka shtuar ai. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shtator 2017 09:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Boston i pandalshëm, shënon fitoren e 15-të më radhë

      ​Boston i pandalshëm, shënon fitoren e 15-të më radhë 0

    Të tjera