Kthehu lart

Ylli i Man United vrapoi 8 kilometra...sepse kishte harruar çelësat në makinë

Ylli i Man United vrapoi 8 kilometra...sepse kishte harruar çelësat në makinë GazetaExpress

.

Alexis Sanchez kishte vrapuar një distancë prej 8 kilometrave dikur gjatë kohës së tij në Udinese, sepse i kishte harruar çelësat në makinën e kyçur.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, i cili iu bashkua Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit si pjesë e marrëveshjes për shkëmbin që përfshiu Henrikh Mkhitaryanin, kaloi vitet e tij formuese në Itali pasi iu kishte bashkuar Udineses në moshën 17-vjeçare, transmeton Express.

Ndërkohë, gazetari italian Pietro Oleotto e ka zbuluar për revistën “Inside United” ndodhin e Sanchezit.

“Dikur, pas stërvitjes, Alexis shkoi me makinë në Udine për të bërë pazar. Por, ai aksidentalisht i harroi çelësat dhe telefonin brenda makinës pasi e kishte kyçur atë. Nuk jam i sigurt çfarë do të bënin shumica e njerëzve në këtë rast, por ai ia theri vrapit drejt shtëpisë. Ai vrapoi 8 kilometra nga zemra e qytetit deri në shtëpinë e tij në bjeshkë”, ka treguar Oleotto. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 11:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera