Kthehu lart

“Wilshere duhet të largohet nga Arsenali”

“Wilshere duhet të largohet nga Arsenali” GazetaExpress

Ish lojtari i Leeds United, Danny Mills, ka thënë se Jack Wilshere duhet të largohet këtë verë nga Arsenali dhe të kërkojë një “sfidë të re”

Kontrata e Wilshere përfundon në fund të qershorit, kështu që edhe pse mesfushori kishte thënë në fillim të këtij muaji se dëshiron të rri në klub, ai ende është larg pajtimit për të nënshkruar një marrëveshje të re.

26 vjeçare ka pasur 38 paraqitje këtë sezon me Arsenalin por ka dështuar për të qenë në listën për Botëror të kombëtares angleze, kurse ish mbrojtësi Mills beson se ai duhet ta ndërroi klubin.

“Ai ka një talent fabuloz, është lojtar i jashtëzakonshëm kur është i palënduar”, tha Mills për Sky Sports. “Ai duhet të jetë në një klub që një javë luan një javë nuk luan. Ndonjëherë ndryshimi i klubeve ka funksionuar, sidomos për lojtarët që lëndohet shpejt. Kjo nuk ka ndodhur me të në Arsenal. Pse ai vazhdimisht është lënduar me këtë skuadër? “.

“Mendojë që ai ka nevojë për një sfidë të re. Por, pa dyshim që është një talent fantastik”.

Arsenali për momentin është duke kërkuar një trajner të ri dhe kanë mbajtur bisedime të gjata me Mikel Artetan gjatë të enjtes.

Mills thotë se ky ekip ka nevojë që të ndryshojë mbrojtjen sepse të marrësh 51 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës është e çuditshme me një ekip të tillë.

“Ata duhet ta ndryshojnë mbrojtjen tërësisht. Mustafi është fitues i Botërorit por nuk ka funksionuar mirë, njëjtë edhe Per Mertesacker dhe këtu janë në pyetje dy mbrojtës. Ata kanë problem në mbrojtje por edhe me një mesfushorë defansivë. Në sulm janë të mahnitshëm. Ndoshta njëra prej skuadrave më të mira për tu parë sidomos pas transferimit të Aubameyang dhe Mkhitaryan në janar. Pra ky nuk është problemi i tyre, por mbrojtja është”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 16:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera