Kthehu lart

Willian: Messi mund të bëjë çfarë të dojë në fushë

Willian: Messi mund të bëjë çfarë të dojë në fushë GazetaExpress

​Ylli i Chelseat, Willian kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të kenë shumë kujdes ndaj Leo Messit

Chelsea nesër do të takohet me Barcelonën në Camp Nou, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje Willian ka folur para mediave, ku kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të vëmendshëm me Leo Messin, i cili mund të bëjë çfarë të dojë në fushë.

“A e keni frikë Messin? Ne e njohim Messin dhe Barcelonën shumë mirë. Ka lojtarë me kualitete të mëdha”, tha Willian.

“Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Messi është i veçantë dhe mund të bëjë çfarë të dojë në fushë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga ajo që bën ai”, u shpreh ai në fund.

Barcelona dhe Chelsea do të takohen nesër në Camp Nou nga ora 20:45. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 23:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera