Kthehu lart

Wenger tregon se sa ishte Arsenali afër transferimit të Messit

Wenger tregon se sa ishte Arsenali afër transferimit të Messit GazetaExpress

Arsenali kishte insistuar për Messin në vitin 2004, por Barcelona e dinte se kishin të bënin me një lojtar të talentuar dhe për asnjë moment nuk lejuan askënd të kontaktojnë me përfaqësues të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Arsene Wenger, në një intervistë për sajtin zyrtar të Arsenalit, e fundit para se të largohet përfundimisht nga “Topçinjtë”, ka zbuluar shumë gjëra që kanë ndodhur përgjatë 22 viteve në “Emirates Stadium”.

Pasi deklaroi se ishin afër Cristiano Roanldos në vitin 2003, Wenger bëri të ditur se Arsenali e kërkonte edhe Lionel Messin e Gerard Piquen kur siguroi Cesc Fabregasin, por kurrë nuk arritën të bëjnë marrëveshje për argjentinasin.

“Historia e Fabregas është kështu; Franny Cagiago dhe Steve Rowley e sollën lojtarin këtu dhe ne duhej ta bindnim atë”, tha Wengeri.

“Jemi takuar me prindërit e Cesc dhe në atë kohë ishim të interesuar edhe për Messin e Piquen gjithashtu. Tentuam për të tre, por nuk funksionoi, megjithatë morëm Fabregasin dhe ai ishte lojtar fantastik, truri i futbollit””, shtoi trajneri francez.

“Nuk funksionoi me Messin e Piquen për shkak të agjentëve. Mendoj se kishte të bënte edhe me Nike në atë kohë sepse ata donin që Pique të shkojë te Man United. Me Messin, Barcelona nuk dëshironte ta humbasë dhe atë i bën një ofertë për ta mbajtur në klub”.

“Nuk e di nëse Messi ka qenë i interesuar... Nuk mund t’i afrohesha për të insistuar që të arrihet marrëveshja sepse Barcelona e ndaloi atë mundësi më herët”.

Pique iu bashkua Unitedit në vitin 2004, duke u kthyer në Camp Nou në vitin 2008, pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin.

Ai tashmë është shndërruar në ikonë të Barcelonës, përkrah Messit.

Argjentinasi, për të cilin do të ishte shumë e vështirë nëse do të shkonte në Angli, ka shijuar një karrierë mbresëlënëse në Spanjë duke thyer rekorde historike dhe duke e fituar Topin e Artë pesë herë, ku deri më tani ka realizuar 552 gola në 636 paraqitje. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 10:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera